Tue, Nov 25, 2025

Bruna Biancardi flet për herë të parë për marrëdhënien që ka sot me Neymar

Bruna Biancardi flet për herë të parë për marrëdhënien që ka sot me Neymar
  • PublishedNovember 29, 2023

Bruna Biancardi ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale për ndarjen nga ish-partneri i saj Neymar.

Ata të dy në tetor janë bërë prindër të një vajze, Mavie. Ajo është pika e vetme e komunikimit të modeles me Neymar.

Marrëdhënia e tyre ka pasur trazira të shumta pasi shpesh herë kanë dalë thashetheme për tradhti nga ana e Neymar ndaj modeles.

“Kjo është një çështje private, por duke qenë se jam e lidhur me lajme, thashetheme, meme çdo ditë, po ju njoftoj se nuk jam në lidhje me askënd. Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja e lidhjes sonë. Shpresoj të mos jem më e lidhur me lajmet e shpeshta. Faleminderit shumë.”