Thu, Sep 11, 2025

Janë ndarë, s’janë ndarë, ky veprim e “vulos” marrëdhënien Amadea-Haris

  • PublishedNovember 29, 2023

Teksa vetëm disa ditë më parë Amadea u shpreh në një intervistë se nuk janë ndarë me Haris, veprmet tregojnë të kundërtën.

Me një vështrim tonin në Instagram kemi vënë re se dyshja tashmë nuk e ndjekin më njërit-tjetrin në këtë rrjet social.

Amadea madje nuk ka më as fotot dhe videot që kishte dikur me Harisin në profil.

Në ditët e sotme këto janë tregues të mjaftueshëm që ata nuk janë më bashkë, por gjithsesi jemi në pritje të ndonjë reagimi zyrtar nga ana e tyre.

Sakaq sapo përfundoi “Love Island” Harris u largua për në Angli, edhe ku jeton me familjen.