Fri, Sep 12, 2025

Po kalonte vijat e bardha, makina përplas policin

  • PublishedNovember 30, 2023

Një polic është përplasur nga një automjet pasditen e së sotme në qytetin e  Durrësit, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë.

Mësohet se në momentin që ndodhi ngjarja, polici ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Polici ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa drejtuesi është shoqëruar në polici.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

AlbaniaWeb.net