485 kg kokainë, SPAK “nis” drejt gjyqit familjen Çervenaku
Pas disa muajsh hetime prokuroria ka çuar dosjen në gjyq për sasinë rekord prej 485.5 kg kokainë që erdhi nga Kolumbia dhe u sekuestrua në një laborator në Fier në posedim të familjes Çervanaku.
I arrestuar dhe akuzuari kryesor për këtë ngjarje është ish-kryekomunari Viktor Çervenaku. Gjithashtu në dosje jaën edhe vëllai i tij Zenel Çervenaku, djali Denilson Çervinaku, e fejuara Enxhi Ferhati, si dhe Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
E kamufluar si pleh, në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut janë gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Trafikun e zbuloi DEA amerikane. Dy përpunues kolumbianë arritën të arratiseshin.