Fri, Sep 12, 2025

VIDEO ku preku të pasmet e Santianës, e fejuara e Bucit hyn në shtëpi

  • PublishedDecember 2, 2023

Ashtu siç u paralajmërua, spektakli i sotëm i ‘BBVK’ nisi me dinamika e debate të forta. Kryefjalë ishte sigurisht videoja virale e Bucit dhe Santianës ku shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Në një moment Buci i prek të pasmet banores duke ndezur zërat se dyshja kanë lënë një lidhje pezull jashtë shtëpisë.

Por sot Buci është surprizuar nga e fejuara e tij e cila sigurisht i tërhoqi vëmendjen për gjithçka ka parë e po qarkullon në rrjet teksa e këshilloi të ndjekë qëllimin për të cilin ka hyrë në shtëpinë e famshme,

Gjatë audios ajo shprehet: “Mos e harro veten kush je, mos harro për çfarë arsye ke hy, mos e harro që po të shohim.”

Pas takimit të tyre me shumë përqafime, e dashura e Bucit, Verona, e fton atë në dhomën e sekreteve.

“Unë e di që këtu është lojë, unë vetëm po shpresoj që ti nuk e ke harru qëllimin kryesor që ke hy në Big Brother, dhe arsyen që je këtu’, tha Verona.