Mon, Dec 29, 2025

Tirana ndez dritat e festave, sheshi “Skënderbej” mini-qytet festimesh

Tirana ndez dritat e festave, sheshi “Skënderbej” mini-qytet festimesh
  • PublishedDecember 5, 2023

Tirana tashmë zyrtarisht ka ndezur dritat e festimeve.

Sheshi “Skënderbej” është kthyer në një “arenë festive” ku dhe është ndriçuar nga bredhi i Vitit të Ri.

Ceremonia nisi me këngë festive dhe vijoi me fjalën nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ftoi të gjithë të mbajnë “ndezur” dritën e mirë brenda vetes, për të çuar përpara punë të mira për familjen dhe vendin.

Sheshi “Skënderbej” ka ndryshuar komplet pamjen e tij duke sjellë më së miri atmosferën festive të fundvitit.

AlbaniaWeb.net