Sat, Sep 13, 2025

U shpall mashkulli më i bukur i Italisë, modeli dëshiron të bëhet prift!

  • PublishedDecember 5, 2023

Tre vite më parë ai u votua si burri më i pashëm në Itali. Po flasim për Edoardo Santini-n, i cili tani ka vendosur që të heqë dorë nga modelingu dhe t’i bashkohet rrugës së fesë.

21-vjeçari u votua si mashkulli më i bukur i Italisë në vitin 2019, kur ishte 17 vjeç, në një konkurs të organizuar nga grupi i modës ABE.

Por pasi studioi për dramë dhe kërcim për të arritur ëndrrën e tij për t’u bërë një yll, ai tha në rrjetet sociale se do të hiqte dorë nga karriera për besimin.

“Në moshën 21-vjeçare e gjej veten në rrugën drejt të bërit prift, dashtë Zoti”, tha Edoardo, duke treguar se i ishte bashkuar një seminari pranë Firences.

I riu tregon se një vit më parë kishte jetuar me dy priftërinj, duke e cilësuar këtë gjë si përvojën më të mirë të jetës së tij. Ai tha se do të vazhdojë të ndjekë rrugën e tij të re, pavarësisht reagimeve.