Wed, Dec 31, 2025

Britney Spears thyen ‘akullin’ me të atin, zbulohet arsyeja

Britney Spears thyen ‘akullin’ me të atin, zbulohet arsyeja
  • PublishedDecember 6, 2023

Jeta e Britney Spears është plot me kthesa , të cilat mund të bëhen lehtësisht një skenar për një film. Deri pak orë më parë, dukej e pamundur që ajo të ribashkohej me të atin, Jemie të cilin e zvarriti në gjykata për të thyer kujdestarinë e detyrueshme 13-vjeçare.

TMZ raporton se Spears kishte një infeksion të madh në njërën nga këmbët e tij që e solli atë në spital për javë të tëra. Ai iu nënshtrua 5 operacioneve të dështuara për të kontrolluar infeksionin, por mjekët vendosën se e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar rrezikut ishte amputimi.

I njëjti publikim shkruan se Spears nuk është mirë, por përmes gjithë kësaj mund të ketë një zhvillim pozitiv dhe të papritur. Brittney u informua për gjendjen e tij dhe nuk ishte apatike.

“Burimet tona thonë se Britney është zbutur ndaj babait të saj. Kishte raste kur ajo thoshte se i mungonte babai i saj dhe përsëri i ofroi t’i dërgonte para për ta ndihmuar”, shkruan TMZ.