Wed, Nov 26, 2025

“Jeta ime ti”, Xhoana publikon mesazhet me Arlindin?

“Jeta ime ti”, Xhoana publikon mesazhet me Arlindin?
  • PublishedDecember 6, 2023

Xhoana Kurti, ish-konkurrente e “Love Island Albania”, ka publikuar ditën e sotme në faqen e saj të Instagramit, një bisedë që ajo ka bërë me ish-partnerin e saj.

Emrin ajo e ka mbuluar por thjesht ka lënë mesazhet.
Ish-partneri: Se ke për t’u bërë pishman për ato fjalë.
Xhoana: Jo ta them dhe ty po se kisha për ty në këtë rast. Jeta ime ti. Qenke zgjuar me orar hoteli.
Ish-partneri: Po pra, çfarë koicidence.

Dhe poshtë fotos ka shkruar:

“Marrë nga rubrika, biseda normale me ishin.”

Xhoana, nga spektakli i dashurisë që mori pjesë nuk krijoi një lidhje, pasi ishin vetë djemtë që e votuan të largohej nga programi.

Gjatë rrugëtimin të saj në program ajo ka qëndruar çift me Arlindin për 5 javë me radhë, por pas daljes së saj nga spektakli ai e vazhdoi njohjen me Uedën, duke shkuar kështu deri në finale ku rrëmbyen çmimin e madh

.
Xhoana gjithashtu ka rrëfyer së është edhe nënë e një djali 1 vjeçar, babai i djalit ka ndërruar jetë para se ai të lindte, por ajo ka treguar që ka marrëdhënie të mirë me ish-vjehrrën e saj.