Wed, Nov 26, 2025

Risia e re e WhatsApp na lejon të postojmë statuset direkt në Instagram

Risia e re e WhatsApp na lejon të postojmë statuset direkt në Instagram
  • PublishedDecember 6, 2023

WhatsApp është duke punuar për një veçori të re të tij, që na lejon të ndajmë përditësimet nga WhatsApp direkt në Instagram. Ky update i ri mund të jetë i ngjashëm me mënyrën sesi ne i ndajmë postimet nga Instagrami në Facebook.

Për momentin nuk ka një njoftim nga aplikacioni WhatsApp se kur ky funksion do të jetë i disponueshëm për përdoruesit.
Kjo veçori e re e WhatsApp do t’i lejojë përdoruesit të postojnë statusin e tyre WhatsApp në Instagram, por pa u larguar nga aplikacioni.

Deri më tani, WhatsApp i ka mundësuar përdoruesit të ndajnë përditësimet e statusit WhatsApp në Facebook. Me këtë veçori të re, përdoruesit së shpejti do të kenë mundësinë të ndajnë statusin e WhatsApp në Facebook dhe Instagram njëkohësisht.

Gjithashtu edhe dërgimi i fotove “One time view”, është një risi e re e ngjashme me atë të Instagramit, por vetëm se nuk na lejon të bëjmë “screenshot” foton apo videon.