Wed, Nov 26, 2025

Aksident në Sarandë, mjeti del nga rruga dhe përmbyset

Aksident në Sarandë, mjeti del nga rruga dhe përmbyset
  • PublishedDecember 7, 2023

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, pjesë e rrugës Sarandë-Kardhiq, pranë ish-pularisë në Shijan.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, por fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

AlbaniaWeb.net