Tue, Nov 25, 2025

Kumbulla lë pas dëmtimin, rikthehet në stërvitje me Romën, ja kur pritet të luaj

Kumbulla lë pas dëmtimin, rikthehet në stërvitje me Romën, ja kur pritet të luaj
  • PublishedDecember 7, 2023

Marash Kumbulla ishte një nga mungesat e Sylvinhos në kualifikueset që lamë pas.

Mbrojtësi pësoj një dëmtim të rëndë i cili e la jashtë fushave për disa muaj dhe është ende duke kaluar fazën e riaftësimit.

Kumbulla ka rezultuar gjithashtu një mungesë e rëndësishme dhe për klubin e Romës, me të cilët është parë të stërvitet në “Trigoria” gjatë seancës së fundit stërvitore.

Jose Mourinho ka emergjencë në repartin e mbrojtjes por një aktivizim i Kumbullës do të ishte një hap i nxituar, këputja e ligamentit të gjurit është një dëmtim i rëndë.

Sipas mediave italiane, Kumbulla mund të zbresi në fushë gjatë fundit të muajt të janarit, pra aktivizimi i tij brenda vitit 2023 është i pamundur.

Ky është një lajm i shkëlqyer mbi të gjitha për Sylvinho-n i cili shpreson që të ketë qendërmbrojtësin kuqezi në kushtet perfekte gjatë aventurës në “Euro2024”.