Wed, Nov 26, 2025

SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako
  • PublishedDecember 7, 2023

Dako, i cili gjendet në masën arrest me burg që prej muajit qershor, akuzohet për “” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Në përfundim të hetimeve paraprake ka rezultuar se Dako ka kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k, pasi Dako dhe zyrtarët e kësaj bashkie i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.

Hetimi i SPAK konkludon se, “është bërë legalizimi i një objekti shumëkatësh, të ndërtuar pa leje, ndërkohë që dhe vetë ndërtimi nuk është bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga Bashkia Durrës”.

Vepra e dytë penale për të cilën do të gjykohet Dako ka të bëjë me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Sipas SPAK, komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit me vlerën e llogaritur nga Komisioni dhe ka bërë një vesh të shurdhër dhe ka vijuar pagesat ndaj shoqërisë fituese edhe pse Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar gabimin dhe ka kërkuar rikuperimin e dëmit ekonomik. Dëmi ekonomik ndaj shtetit në këtë rast llogaritet në masën 18.3 milion lekë.

SPAK bën të ditur se ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të  Vangjush Dakos me akuzën “Shpërdorim të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

është kryebashkiaku më jetëgjatë i në Durrës, i shpallur i padëshirueshëm nga me motivacionin e “korrupsionit madhor” në korrik 2019. Ai është akuzuar nga opozita dhe ka rezultuar në përgjime me elementë të krimit të organizuar, të cilët veç narkotrafikut dyshohet se ndikuan në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në Durrës në vitin 2017.

Bashkë me Dakon janë dërguar për gjykim  një sërë zyurtarësh të bashkisë Durrës dhe administratori i firmës ndërtuese të pallatit shumëkatësh.

, me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

Për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, janë akuzuar , administrator i subjektit “Fakle”, , me detyrë specialist në Drejtorinë e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit, Fatmir Ejupi, me detyrë specialist në këtë drejtori  dhe  , me detyrë Inxhinier topograf i licencuar.

Ndërkohë për “shpërdorim detyre” do të gjykohen  Ferzilet Hajdëri, me detyrë Inxhinier Ndërtimi i Licencuar , në rolin e kolaudatorës së objektit të ndërtuar,  Adnand Toçila, dhe Bashkim Salillari, të gjithë specialistë në Zyrën e Projekteve në Bashkinë Durrës, si dhe Hanza Reka, me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës në Bashkinë Durrës.

Ndërkohë, njofton pushimin e procedimit penal për Meri Priftuli, “pasi nga provat e administruara së fundi nga hetimi, u vërtetua se kjo shtetase nuk ka marrë pjesë në kryerjen e ndonjë vepre penale”.