Wed, Nov 26, 2025

Dalin detajet për urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK për inceneratorët, zbulohen 2 emrat

Dalin detajet për urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK për inceneratorët, zbulohen 2 emrat
  • PublishedDecember 8, 2023

SPAK ka lëshuar 15 urdhërarreste ditën e sotme për incerenatorin e Tiranës.

Ndërkohë sipas News24, dy prej emrave, për të cilët është lëshuar urdhër arrestimi janë Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Në 1 gusht të këtij viti SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, e cila është  kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës.

Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri sipas Gjykatës së Posaçme  janë pronarët e vërtetë të kësaj shoqërie dhe nëpërmjet faturave të falsifikuara kanë arritur të përfitojnë 409 milionë lekë.

AlbaniaWeb.net