Tue, Nov 25, 2025

FOTO+EMRAT/ Makina ra në lumë, kush janë dy të rinjtë që vdiqën?

FOTO+EMRAT/ Makina ra në lumë, kush janë dy të rinjtë që vdiqën?
  • PublishedDecember 8, 2023

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjike me tre viktima në Itali, ky dy janë shqiptarë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes në provincën e Venecias në Itali. Forcat zjarrfikëse kanë arritur të nxjerrin nga lumi ku përfundoi pasi doli nga rruga, makinën “BMW Seria 3” me të cilën udhëtonin 3 të rinj.

Sakaq, polumbarët kanë nxjerrë nga uji i lumit Reghena edhe trupat e viktimave, dy djem me origjinë shqiptare dhe një vajzë italiane.

Viktimat janë; vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç) me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria. Mediat italiane raportojnë se Hoti ishte drejtuesi i mjetit.

Tragjike/ Makinat bëhen copë-copë, vdes në rrugë dy shqiptarë (FOTO)

AlbaniaWeb.net