Wed, Nov 26, 2025

Konkuroi për ‘Guinness’, shqiptarja nga Kosova fiton çmimin e katërt

Konkuroi për ‘Guinness’, shqiptarja nga Kosova fiton çmimin e katërt
  • PublishedDecember 8, 2023

Arbnora Fejza ka thyer rekordin e katërt “Guinness” me flamurin kuqezi.

Flamuri gjigant i vendosur në sallën e sporttit “Iliaz Kodra”, në Skenderaj tanimë ka kaluar gjithë procedurat e nevojshme nga Komisioni i Guinness dhe vlerësimi final rezulton se punimi i realizuar nga Arbnora përmbush të gjitha kriteret e një rekordi të ri nė këtė fushë.

Arbnora Fejza ka bërë me veprën e saj artistike që komisioni i Librit të “Guinness” me seli në Londër të konfirmojë, rekordin e katërt, duke bërë që këtë vit festa e flamurit kombëtar tė vazhdojë më gjatë se herave tjera.

Ajo ka pohuar se këtë vepër e ka bërë në shenjë nderimi të 111-vjetorit të pavarësisë së shteti shqiptar dhe ditëlindjes së Heroit të Kombit, komandantit legjendar, Adem Jashari.

Mozaiku i flamurit kombëtar më përmasa 1300.4 m, ishte gara jetike e saj, kurse inspirimi është dashuria që ka për çdo milimetër të këtij simboli.