Wed, Nov 26, 2025

Me kallashnikov, i shoqëruar me 2 vajza, dalin detajet e arrestimit të Gëzim Çelës

Me kallashnikov, i  shoqëruar me 2 vajza, dalin detajet e arrestimit të Gëzim Çelës
  • PublishedDecember 8, 2023

Gëzim Çela u arrestua mbrëmjen e sotme në fshatin Dardan, Ferizaj të Kosovës pas një operacioni policor.

Sipas burimeve raportohet se në momentin e arrestimit Çela ka qenë nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria dhe një burri nga Kosova, i cili e kishte strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë.

Sipas burimeve policore thuhet se gjatë kontrollit në shtëpi është  konfiskuar një kallashnikov me 15 fishekë.

AlbaniaWeb.net