Wed, Nov 26, 2025

Vrasja në Fier, Agim Gashi dhe Elton Javori patën shkëmbim zjarri, pranë viktimës u gjet pistoleta

Vrasja në Fier, Agim Gashi dhe Elton Javori patën shkëmbim zjarri, pranë viktimës u gjet pistoleta
  • PublishedDecember 8, 2023

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Elton Javorit në Fier.

Report Tv  raporton se viktima i është përgjigjur me armë zjarri të shtënave që erdhën nga autori Agim Gashi.

Në një rrugicë dytësore, autpomjeti i autorit është afruar pranë mjetit tip “Porsche” të viktimës dhe pasi është vënë paralel me të, Agim Gashi ka qëlluar me pistoletë.

Zjarrit i është kundërpërgjigjur me armë edhe Elton Jvori, xhami i automjetit të të cilit ka qenë i hapur pak, por nuk ka mundur të qëllojë agresorin. Nga plumbat që janë shkrehur ndaj 41 vjeçarit, një plumb në kokë i ka shkaktuar vdekjen. Pranë viktimës është gjetur edhe arma pistoletë me të cilën iu kundërpërgjigj të shtënave të autorit.

AlbaniaWeb.net