Wed, Nov 26, 2025

Tentoi të kalonte 4 emigrantë drejt Greqisë, në pranga 38-vjeçari

Tentoi të kalonte 4 emigrantë drejt Greqisë, në pranga 38-vjeçari
  • PublishedDecember 9, 2023

Një persona nga Bangladeshi është prangosur nga policia në Gjirokastër pasi ka tentuar të kalojë ilegalisht 4 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Siç raporton policia, 38-vjeçari është identifikuar me inicialet M.T, banues në Kamëz dhe një natë më parë ka strehuar  emigrantët në një hotel në Tiranë.

Uniformat blu raportojnë gjithashtu se kanë sekuestruar gjithashtu 1 celular dhe 200 euro.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, u vu në pranga shtetasi:

M.T., 38 vjeç, nga Bangladeshi, banues në Kamëz.

Ky shtetas ka tentuar të ndihmojë 4 emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte per transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ai është larguar, por është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga pas veprimeve hetimore dhe operacionale të Policisë.

AlbaniaWeb.net