Tue, Nov 25, 2025

Aksident tragjik! Makinat përplasen “kokë më kokë”, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Aksident tragjik! Makinat përplasen “kokë më kokë”, një i vdekur dhe 5 të plagosur
  • PublishedDecember 10, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, në rrugën nacionale Kilkis- Doiranas.

Dy automjetet janë përplasur fort me njëra-tjetrën ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Të plagosurit janë dërguar urgjentisht në spital ku edhe po trajtohen nga stafi.

Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e situatës dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

AlbaniaWeb.net