Wed, Nov 26, 2025

U përjashtua nga “BBVK” për shkak të Blerandos, flet për herë të parë Meti!

U përjashtua nga “BBVK” për shkak të Blerandos, flet për herë të parë Meti!
  • PublishedDecember 10, 2023

Meti Alshiqi u përjashtua nga “Big Brother VIP Kosova 2” disa javë më parë.

Ish-banori doli për shkak të një sherri me Blerandon, të cilin e goditi në pjesën e barkut.

Prezantuesi ka qenë i ftuar së fundmi në “Prive”, ku ka folur rreth incidentit dhe largimit të tij nga BBVK.

I pyetur se cila ishte pyetja më e shpeshtë që i është bërë këto ditë, ai nuk hezitoi të përgjigjej.

“Përderisa je në një lojë nuk e di se çfarë vjen, pjesë e lojës, loja i ka këto, kështu që. Pyetja më e shpeshtë është pse dole, ke ç’ka ke, ndodhi. Unë aty gjykohem si lojtar”, u shpreh Meti.

I pyetur për Blerandon, ai tha: Edhe aty brenda, atë e shoh vetëm si fans. Nuk kam ndonjë koment.