Tue, Nov 24, 2026

Çfarë i sekuestroi SPAK-u? Kryemadhi: Ka lidhje me inceneratorët, por nuk tutem

Çfarë i sekuestroi SPAK-u? Kryemadhi: Ka lidhje me inceneratorët, por nuk tutem
  • PublishedDecember 12, 2023

Pak ditë më parë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm Monika Kryemadhi kundërshtoi një sekuestro të SPAK-ut. Gjykata e la në fuqi masën, por çfarë iu sekuestrua deputetes?

Sot Monika Kryemadhi doli para mediave për të folur për inceneratorët, por nuk zbuloi detaje. Tha vetëm se gjithçka ka lidhje me inceneratorët.

“Asnjë pronë, as e imja, as e familjarëve të mi nuk është e sekuestruar. Kanë lidhje vetëm me inceneratorin. Është send që ka lidhje me inceneratorët, kallëzimet e mia” tha ajo.

AlbaniaWeb.net