Tue, Nov 25, 2025

Përfundon në burg banda e “skifterave” shqiptarë në Belgjikë

Përfundon në burg banda e “skifterave” shqiptarë në Belgjikë
  • PublishedDecember 13, 2023

Në Belgjikë është arrestuar një bandë hajdutësh prej gjashtë anëtarësh, të gjithë me origjinë shqiptare, pas vjedhjeve të ndryshme në Beverlo, Zonhoven dhe Kuringen.

Pesë persona janë tashmë në burg ndërsa i gjashti pritet të dalë para gjyqtarit hetues të Hasselt.

Policia e Limburgut kreu një hetim pas një vjedhjeje në një shtëpi në Beverlo. Banda ishte e ‘specializuar’ për vjedhjet në shtëpi. Sendet e vjedhura përbëheshin kryesisht nga bizhuteri dhe para, por edhe pajisje elektronike dhe çanta të shtrenjta.

AlbaniaWeb.net