Tue, Nov 25, 2025

Tom Cruise sërish i dashuruar! Kush është rusja që i ka vjedhur zemrën?

Tom Cruise sërish i dashuruar! Kush është rusja që i ka vjedhur zemrën?
  • PublishedDecember 13, 2023

Kanë kaluar 11 vjet që kur pamë Tom Cruise në publik me një grua në krah pas divorcit të tij nga Katie Holmes. Edhe pse u përfol se ishte në lidhje me Shakirën, kjo nuk u konfirmua kurrë. Këtë herë një artikull i Daily Mail ka zbuluar lidhjen që ylli i Hollivudit ka me rusen Elsina Kairova. 36-vjeçarja është vajza e një parlamentari të njohur rus dhe ish-gruaja e një oligarku tregtar diamanti.

Të dy u panë në një festë në Mayfair të Londrës dhe sipas një të ftuari:

Ata ishin të pandashëm dhe dukej qartë se ishin çift”. Cruise dhe Cairova u shfaqën në festën në sheshin Grosvenor së bashku rreth orës 21:00 të shtunën e kaluar. Mësohet se ata janë larguar së bashku nga ngjarja në orët e para të mëngjesit.