Tue, Nov 25, 2025

Zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së Matthew Perry

Zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së Matthew Perry
  • PublishedDecember 15, 2023

Është konfirmuar shkaku i vdekjes së aktorit, Matthew Perry. Sipas Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut LA, ylli i “Friends”, Perry vdiq nga efektet akute të ketaminës. Mënyra e vdekjes ishte aksidentale.

Raporti i autopsisë rendit gjithashtu mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe buprenorfinën, një opioid, efektet si kushte të tjera që kontribuan në vdekjen e tij.

Sipas raportit, Perry  i cili ishte i pastër nga droga për 19 muaj  ishte në terapi me infuzion të ketaminës. Trajtimi i tij i fundit ndodhi një javë e gjysmë para vdekjes së tij.