Wed, Nov 26, 2025

La pasurinë si garanci për t’u liruar, Spanja izolon Lulzim Berishën për 37 ditë

La pasurinë si garanci për t’u liruar, Spanja izolon Lulzim Berishën për 37 ditë
  • PublishedDecember 16, 2023

Një gjykatë e shkallës së parë në Madrit të Spanjës, ka vendosur ditën e djeshme të caktojë një afat me burg 37 ditor për të arrestuarin Lulzim Berisha,i njohur ndryshe si kreu i bandës së Durrësit.

Masa e sigurisë është zhvilluar në gjykatën e ekstradimeve dhe Maredhenive me Jashtë, ku Berisha u njoh me dy masat e sigurisë “arrest me burg” të vendosura nga prokuroria e posaçme SPAK dhe prokuroria e Durrësit.

Berisha kishte kontraktuar një avokat në Spanjë, i cili ju drejtua gjykatës me një kërkesë për lirimin e klientit të tij,kundrejt një garancie pasurore.

Por një gjë e tillë u refuzua nga gjyqtari i çështjes,i cili vendosi të caktojë masën e sigurisë me afat 37 ditor ndaj Lulzim Berishës.

Brenda kësaj kohe SPAK dhe prokuroria e Durrësit duhet të dorëzojnë kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Lulzim Berishës, të cilin tashmë e pret një gjyq i hapur në SPAK lidhur vrasjen e Klodian Saliut në 2005.

Ndërsa për vrasjen e Vajdin Lamaj dhe Artan Arsit, SPAK  pak kohë më parë vendosi të pushojë ndjekjen penle për Lulzim Berishën dhe ish-kunatin e tij Plaurent Dervishaj.

Në janar të vitit 2022 Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga Prokuroria e Durrësit për të njëjtën gjë që u lirua në 2016-ën. Shkak rreth 2 vjet më parë u bë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht.

Në vitin 2020, Lulzim Berisha u shpall në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje të vitit 2005, të cilët u zbardhën 15 vite më vonë.

Për vrasjen e Lames dhe Arsit, çështja u pushua, ndërsa aktualisht ishte në kërkim vetëm për Klodian Saliun, i cili u vra në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj teksa po lëvizte me makinën “Mercedes Benz”.

/Elton Qyno/

AlbaniaWeb.net