Wed, Nov 26, 2025

Rama nderon Sylvinhon me çmimin e nderit, bën premtimin: Brazilianin do ta bëjmë shqiptar

Rama nderon Sylvinhon me çmimin e nderit, bën premtimin: Brazilianin do ta bëjmë shqiptar
  • PublishedDecember 16, 2023

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur në aktivitetin “Mbrëmja e yjeve të sportit”, u shpreh se është bërë gjithçka që sportistët të kenë më shumë lehtësi.

Gjithashtu Rama i ka dorëzuar një çmim nderi trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, teksa gjatë dorëzimit të çmimit, Rama nuk i ka kurseu batutat, ndërsa theksoi se Sylvinho-n do “e bëjmë shqiptar”.

Mbrëmja e yjeve të sportit, Rama: Shpërblim për sportistët

“Dua t’i bëj një falenderim presidentit të Komitetit Olimpik Evropian i cili na nderon me praninë e tij. Rastësia e do që njëri të jetë grek, tjetri italian. Kështu që grekë, italianë, shqiptarë, jemi në një familje.

Kemi dhe një brazilian, për syrin e keq, por nëse grekun dhe Italian do i lëmë siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar, por edhe ai e ka pranuar me kënaqësi që të marrë nënshtetësinë shqiptare,” u shpreh Kryeministri.