Wed, Nov 26, 2025

Shkaktoi vdekjen e gruas dhe djalit, Orjon Lame dërgohet në gjyq

Shkaktoi vdekjen e gruas dhe djalit, Orjon Lame dërgohet në gjyq
  • PublishedDecember 16, 2023

Do të dërgohet në gjyq Orjon Lame, shoferi përgjegjës për tragjedinë ku humbën jetën 3 persona dhe 1 fëmijë.

I riu shqiptar, që drejtonte një makinë tip Fiat Stilo, nën efektin e drogës shkaktoi një aksident tragjik ku humbën jetën partnerja e tij Shane Hyseni, djali 1 vjeç e gjysmë Matias dhe motra e vëllai i Shanes, Resat dhe Rejana,

Ai do duhet që të përgjigjet tashmë për veprimet e tij në gjykatën në Reggio.

Lame ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa dokumente të rregullta natën e aksidentit. Ai kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë. Pavarësisht kësaj, ai nuk u arrestua dhe mundi që të vinte në Shqipëri si pasojë e disa raporteve që mbështetën paaftësinë e tij. Ekspertiza e mëvonshme ka vërtetuar se Lame është në gjendje që të përgjigjet për veprimet e tij.

 Gjykimi aktual pritet që të marrë ende pak kohë, shkruajnë mediat italiane. Kujtojmë se Lame qëndroi për disa muaj në koma pas atij aksidenti. Lame ishte shpallur i paaftë për të marrë pjesë në gjyq si “pasojë e  dëmtimeve neurologjike post-traumtaike me deficenca të sjelljes për t’u rivlerësuar”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 tetor të vitit të kaluar. Orjol Lame, gruaja e tij, Shane, djali Mattias dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana dhe Resati, po ktheheshin nga një darkë në Reggio Emilia. Por makina e tyre u përplas në një shtëpi të pabanuar. Shane, Mattias, Rejana dhe Resati humbën jetën menjëherë si pasojë e përplasjes së fortë.

AlbaniaWeb.net