Tue, Nov 25, 2025

Aston Villa nuk ndalet! Tjetër fitore në Premier League

Aston Villa nuk ndalet! Tjetër fitore në Premier League
  • PublishedDecember 17, 2023

Aston Villa vazhdon të dhurojë një sezon fantastik në Premier League, duke zgjatur ecurinë e saj në 9 ndeshje radhazi pa humbje në kampionat.

Sukseset përballë Manchester Cityt dhe Arsenal u vazhduan edhe ditën e sotme me fitoren 1-2 përballë Brentford, për më tepër me një përmbysje rezultati.

Lewis Potter mbylli pjesën e parë në avantazh për të tijët duke shënuar në minutën e 45’.

Në të dytën lojtarët e Unai Emery rritën ritmin dhe arritën të përmbysnin gjithçka me Moreno dhe Watkins.

Një fitore e cila konfirmon dhe më shumë formën e mirë që po kalon ekipi, fakt i cili konfirmohet dhe nga statistikat, 38 pikë në Premier League dhe 37 gola të shënuar.

AlbaniaWeb.net