Tue, Nov 25, 2025

E dehur dhe pa leje drejtimi vjedh një makinë e përplas dy të tjera, arrestohet 36-vjeçarja

E dehur dhe pa leje drejtimi vjedh një makinë e përplas dy të tjera, arrestohet 36-vjeçarja
  • PublishedDecember 17, 2023

Një 36-vjeçare me inicialet A. L., është arrestuar në Korçë, pasi në gjendje të dehur dyshohet se ka vjedhur një automjet në fshatin Plasë dhe më pas ka tentuar të largohet duke mos pasur leje drejtimi, por ka përplasur dy automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen A. L., 36 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet, me të cilin duke qenë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur 2 automjete të tjera dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale,” thuhet  në njoftimin e policisë.

AlbaniaWeb.net