Wed, Nov 26, 2025

Falsifkoi mjetet e identifikimit për qëllime prostitucioni, e pësojnë keq dy të rinjtë

Falsifkoi mjetet e identifikimit për qëllime prostitucioni, e pësojnë keq dy të rinjtë
  • PublishedDecember 17, 2023

Është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë  Françesko Sulejmani, 29 vjeç banues në Fier i cili falsifikoi dokumente identifikimi.

Sulejmani ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara qytetares E. H.,, 29 vjeç gjithashtu banuese në Fier. Këto dokumente kjo e fundit, do t’i përdorte në vendet e BE-së. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara bashkëqytetares së tij, me qëllim për ta trafikuar në Belgjikë dhe më pas Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

AlbaniaWeb.net