Wed, Nov 26, 2025

Garat me makina iu morën jetën, dalin emrat dhe fotografia e njërit prej viktimave

Garat me makina iu morën jetën, dalin emrat dhe fotografia e njërit prej viktimave
  • PublishedDecember 17, 2023

3 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rrugova”.

IndeksOnline bën të ditur se viktima të këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 të shtunën, ka bërë të ditur Policia. Sipas informative të deritashme, aksidenti ka ndodhur gjatë një gare me makina.

Gjithashtu bëhet me dije se lëndime kanë pësuar edhe 5 persona të tjerë.

Në foto është Lordi Syla njëri prej viktimave.

AlbaniaWeb.net