Wed, Nov 26, 2025

Milani rigjen 3 pikët Serie A, fitore e pastër 3-0 ndaj Monzës

Milani rigjen 3 pikët Serie A, fitore e pastër 3-0 ndaj Monzës
  • PublishedDecember 17, 2023

Milani ka rigjen fitoren në Serie A, pasi mposhti me lehtësi Monzën me rezultat 3-0.

Kuqezinjtë kanë triumfuar para adhuruesve të vet në San Siro në një ndeshje të dominuar nga minuta e parë deri në të fundit.

Vetëm pas pesë minutash lojë mesfushori holandez Tiijani Reijnders realizoi pas një solo aksioni të bukur për 1-0.

Dominimi i Milanit vazhdoi derisa në minutën e 41-të Simic realizoi për 2-0 pas një asistimi nga Rafael Leao.

Rossonerët vazhduan me dominim edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Ishte minuta e 76-të kur Noah Okafor realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0 pas asistimit nga Olivier Giroud.

Me këto tre pikë Milani vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 32 pikë, gjashtë më pak se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.