Wed, Nov 26, 2025

Sa vite jetë mbushi sot Papa Françesku?

Sa vite jetë mbushi sot Papa Françesku?
  • PublishedDecember 17, 2023

Papa Françesku feston sot 87-vjetorin e lindjes.

Papa, siç bëhet e ditur, nuk do të festojë në ndonjë mënyrë të veçantë, përveç një takimi në të cilin ai ka marrë pjesë me kënaqësi të madhe. Në orën 10:00, Papa është takuar me më shumë mbi 450 fëmijë dhe familjet e tyre, të cilëve shërbimi i posaçëm vullnetar i Vatikanit u ofron shërbim shëndetësor falas.

Me ta ai ka parë një shfaqje të shkurtër me artistë cirku.

Papa, si çdo të diel, ka bekuar besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, të cilët e uruan me entuziazëm “Gëzuar ditëlindjen”.

Mes atyre që uruan Papa Françeskun ishin presidenti italian i Republikës Sergio Mattarella, Asambleja e Ipeshkvijve Katolikë të Italisë dhe mijëra qytetarë nga e gjithë bota.