Wed, Nov 26, 2025

Shkoi për peshkim dhe rrëshqiti në lumë del emri i 65-vjeçarit

Shkoi për peshkim dhe rrëshqiti në lumë del emri i 65-vjeçarit
  • PublishedDecember 17, 2023

65-vjeçari Hashim Syla, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në lumin Buna, teksa po peshkonte.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar Hashim Syla, 65 vjeç, banues në Mitrovicë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rast.

AlbaniaWeb.net