Wed, Nov 26, 2025

Çfarë ndodhi mes Buçit dhe Aurelit që tensionoi situatën në studio?

Çfarë ndodhi mes Buçit dhe Aurelit që tensionoi situatën në studio?
  • PublishedDecember 18, 2023

Ditën e sotme në “Përputhen” është transmetuar takimi i Aurelit dhe Gabrielës.

Aureli është rikthyer në “Përputhen” pasi ishte i pezulluar nga produksioni.

Ai ka zhvilluar një takim me Gabrielën që shkaktoi komente të shumta në studio.

Buçi njëri prej djemve që ka pas shprehur pëlqim për Gabrielën, e komentoi atë duke e quajtur femër ekzemplare, gjë që Aurelit nuk i pëlqeu.

Megi e pyet Gabrielën se çfarë marrëdhënie ka me Buçin, sepse i shikon shpesh në prapskena duke folur bashkë.

Ndërsa në studio nuk kanë komunikim.

Gabriela: Në fillim Aureli u bë xheloz për Buçin, por me vonë e kuptoi që kishim thjesht raport shoqëror. Unë e kam futur në “friend zone”. 

Buçi: Mos u ngatërroni, Gabriela është në “friend zone” jo unë. 

Aureli: Unë jam mësuar të marr thika pas shpine. Buçi është shok nga këtu jo nga jashtë, sepse po ta kisha shok më para nuk do i kisha dëgjuar kurrë këto fjalë. Një batutë e tillë që bën Buçi, unë s’do e kisha bërë kurrë për Albinën.

Buçi  pas fjalëve të Aurelit shprehet që ai nuk ka një pëlqim për Gabrielën, por është i fokusuar vetëm tek Albina.