Wed, Nov 26, 2025

Deklarata e papritur e Santianës për Bucin, i shokoi të gjithë

Deklarata e papritur e Santianës për Bucin, i shokoi të gjithë
  • PublishedDecember 18, 2023

Sërish zhurmë në “BBVK”, Santiana dhe Buci janë dy nga banorët që janë afruar më shumë me prekje fizike.

Ata kanë marrë edhe paralajmërime nga partnerët e tyre, por sërish nuk janë larguar nga njëri-tjetri.
Ditën e sotme Alba e ka pyetur Santianën nëse ajo është afruar sërish me Bucin dhe përgjigja e saj i befasoi të gjtihë:
Unë kam qenë gjithmonë me Bucin, që nga dita e parë. Nuk jemi ndarë ndonjëherë.

Kujtojmë që partnerja e Bucit hyri në shtëpinë e “BBVK”, duke e paralajmëruar atë për sjelljen e tij, ndërsa partneri i Santianës i dërgoi një letër duke i thënë që është hera e fundit që e këshillon nga jashtë.

Buci është shprehur që arsyeja pse është afruar me Santianën është për lojë.