“Mos me sikletos”, Sardi zbulon më shumë për marrëdhënien me Semin
![]()
Këngëtari Sardi Strugaj, i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, foli për jetën e tij.
Sardi, konkurrent i “DWTS”, sqaroi edhe një herë marrëdhënien e tij me Semin, pasi kohët e fundit është përfolur se ata janë në një lidhje.
E pyetur nga Bieta se me cilët nga këngëtarët shqiptarë do të dëshironte një bashkëpunim ai përmendi disa emra.
Sardi: Do të doja të bashkëpunoja me disa këngëtarë. Me Elvana Gjatën, Flori Mumajesin, Ylli Limanin, Alban Skënderaj, pastaj me disa të tjerë i kam bërë bashkëpunimet.
Bieta: Ne prisnim një emër tjetër në fakt. Atë të Semit.
Sardi: Prandaj nuk e përmenda Semin sepse e kam një bashkëpunim me të dhe do lançohet në janar.
Bieta: Patët një kërcim që vetëm si shokë jo, ka thënë Olta. Çfarë nënkuptonte ajo me këtë.
Sardi: Ne jemi shokë, kuptova që ja dolëm me kërcimin dhe transmetuam diçka. Kërcimi, kur e kam parë dhe unë ishte vërtetë sensual kënga ishte shumë flirtuese. Mos më sikletos më shumë.
Duke mos pohuar dhe mohuar asgjë.
Ai gjithashtu ka treguar edhe për marrëdhënien që ka me partneret e tij të kërcimit me Ensën dhe Erisën.
Kujtojmë që fillimisht partnerja e tij e kërcimit ka qenë Erisa, për shkak të aksidentit që ajo pësoi, u vendos që të kërcente me Ensën.
Sardi: Kjo ka qenë pjesa më e vështirë, kur ndërrova partneren, ku kam menduar edhe të heq dorë pasi isha mësuar shumë me Erisën. Kam marrëdhënie shumë të mirë me Ensën sepse aty shikoj dhe nga ata që i bërtasin VIP-it që pse kërceve aq keq ose i thonë që ishe skandal.
