Sun, May 4, 2025

Marvel & Disney marrin vendimin drastik për aktorin Jonathan Majors

  • PublishedDecember 19, 2023

Marvel Studios ka hequr dorë nga aktori Jonathan Majors pasi ai u shpall fajtor për sulmin dhe ngacmimin ndaj ish-të dashurës së tij.

Ylli i Marvel Cinematic Universe, ishte planifikuar të luante në filmin e ardhshëm “Avengers”, por karriera e tij u prish pas vendimit të gjykatës. Një zëdhënës i studios së filmit në pronësi të Disney tha se aktori nuk do të shfaqet më në projektet e ardhshme.

Akuzat kundër aktorit erdhën nga një mosmarrëveshje mes tij dhe ish-të dashurës së tij britanike, Grace Jabbari, ku belerina 30-vjeçare, akuzoi Majors se e ka goditur në kokë dhe i ka thyer njërin gisht, shkruan Sky News.

Avokatët e Majors thanë se ajo ishte agresive, duke pretenduar se ajo u tërbua pasi lexoi një mesazh me tekst në telefonin e tij të dërguar nga një grua tjetër. Ata thanë se Jabbari i kishte përhapur këto thashetheme dhe se janë të pavërteta. Aktori ka deklaruar pafajësinë e tij gjatë gjithë kohës, por tani do të përballet me një vit burg pas dënimit të tij nga një juri në Manhattan. Që nga arrestimi i tij në mars, Majors ka humbur role të ndryshme aktrimi.