Sun, Aug 17, 2025

E tradhtoi shoku i qelisë? E nxori shënjestrën në dritare! Gati masa e arrestit

  • PublishedDecember 20, 2023

Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuarin e dytë me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit.

Ka dyshime që Indrit Shaqja, që mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, dyshohet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacajn.

Prokuroria pritet t’i drejtohet gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë arrest në burg për të dënuarin përjetë Indrit Shaqja.

Ai ka dyshime të ketë bashkëpunuar në vrasjen e Arben Lleshit teksa po verifikohen rrethanat. Shaqja ndodhet në spital

AlbaniaWeb.net