Mon, Aug 18, 2025

Lumi dhe Kader drejt një romance? Sërish prekje dhe përqafime mes dyshes

  • PublishedDecember 20, 2023

Përpos debateve dhe dinamikave të forta, në ‘Big Brother Vip Kosova’ duket se po krijohet dhe romanca e parë. E kemi fjalën për dy banorët, Lumi dhe Kader të cilët janë bërë të pandashëm dhe kudo i shohim bashkë në shtëpinë më të famshme.

Nuk kanë munguar as momentet intime me përqafime e prekje dhe afrimiteti i tyre nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë.

Teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë, Kaderi i pëshpëriti Lumbardhit  një shprehje: “Ta ha zemren”, duke treguar se ndjenjat e tyre po bëhen më të thella se një miqësi e thjeshtë.