Tue, Nov 25, 2025

Aktori i njohur i humorit sulmohet me armë nga një grua!

Aktori i njohur i humorit sulmohet me armë nga një grua!
  • PublishedDecember 22, 2023

Aktori amerikan Charlie Sheen ka rënë pre e një sulmi me armë në banesën e tij në Malibu nga një femër.

Ngjarja u regjistrua disa ditë më parë teksa aktori i njohur i humorit mori ndihmë mjekësore në vendngjarje, por nuk iu desh të shkonte në spital.

Policia bën me dije se ka mundur ta arrestojë agresoren, e identifikuar si Electra Schrock, e cila ka pasur dhe precedentë penalë të mëparshëm për sulm me armë dhe vjedhje banesash.

Departamenti i Sherifit të Los Angeles-it konfirmoi sulmin ndaj aktorit të “Two and a Half Men”, ndërkohë që mësohet se autorja do të dalë përpara gjykatës javën që vjen.