Mon, Nov 24, 2025

Po jepte provimin e gjuhës shqipe, studenti rrëfen sulmin në Pragë

Po jepte provimin e gjuhës shqipe, studenti rrëfen sulmin në Pragë
  • PublishedDecember 22, 2023

Një student i Universitetit Charles, ka përshkruar masakrën e ndodhur ditën e djeshme në Pragë, ku një 24-vjeçar i mori jetën 15 personave.

Ai është Jakob Weizman, një gazetar dhe student master në universitet, i cili ishte duke dhënë provimin e gjuhës shqipe.

“Isha vetëm unë dhe profesori” ka deklaruar studenti, i cili shtonë se gjatë provimit dëgjoj të shtëna me armë dhe ulërima.

Weizman thotë se ka bllokuar derën pak para se vrasësi të provonte dorezën

Ai mbylli derën e klasës dhe dyshja vendosën një barrikadë të improvizuar, duke shtyrë furishëm tavolina, karrige dhe çdo gjë tjetër që mund të gjenin kundër derës.

 

AlbaniaWeb.net