Thu, Nov 27, 2025

Aksident në hyrje të Lushnjës, plagoset rëndë çifti

Aksident në hyrje të Lushnjës, plagoset rëndë çifti
  • PublishedDecember 23, 2023

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjës.

Një automjet tip “Nissan” me targa AA441FN ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të plagosur rëndë dy personat që udhëtonin me të.

Të plagosurit janë një çift bashkëshortësh, të cilët janë transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet përkatëse dhe për të disiplinuar trafikun. Ndërkohë, është bërë edhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit.

AlbaniaWeb.net