Tue, Nov 25, 2025

Besa shkon me “Zemrën n’dorë” në “Eurovizion”

Besa shkon me “Zemrën n’dorë” në “Eurovizion”
  • PublishedDecember 23, 2023

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024! Me këngën “Zemrën n’dorë, Besa ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e  68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

22 finalistë u ngjitën në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve për të interpretuar në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Fitues i këtij edicioni i shpall këngëtari i ri, Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.

Ndërsa, më e votuara nga publiku e cila rezultoi edhe me biletën e përfaqësimit në Eurovision 2024, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë”.

“Zemrën n’dorë” është një kompozim i vetë Besa Kokëdhimës me producentin Kledi Bahiti, vetë ajo ka shkruar edhe vargjet e tekstit.

AlbaniaWeb.net