Fri, Nov 28, 2025

Juventusi fiton transfertën e vështirë ndaj Frosinones, -1 nga Interi

Juventusi fiton transfertën e vështirë ndaj Frosinones, -1 nga Interi
  • PublishedDecember 23, 2023

Juventusi ka dalë me pikët e plota nga transferta e vështirë e Frosinones, të cilën e fitoi me rezultatin e ngushtë 1-2.

Bardhezinjëte e dominuan takimin ndaj skuadrës që vetëm 4 ditë më parë fitoi 0-4 në Kupën e Italisë ndaj Napolit. Goli i parë u realizua nga talenti 18-vjeçar turk Kenan Jildiz, i cili lëvizi mes dy mbrojtësve në zonë në minutën e 12 dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, Frosinone nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin në nisje të pjesës së parë me anë të Baez. Allegri shtoi forcat në sulm me Vlahovic, i cili ishte njeriu që realizoi golin e fitores për Juventusin me një goditje të bukur me kokë 9 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Me këtë fitore, bardhezinjtë shkuan në kuotën e 41 pikëve, 1 pikë larg nga Interi i vendit të parë, i cili do ta luajë në mbrëmje ndeshjen e kësaj jave ndaj Lecce-s së Ramadanit.