Fri, Nov 28, 2025

Napoli zyrtarizon rinovimin e bomberit, De Laurentis: U krye!

Napoli zyrtarizon rinovimin e bomberit, De Laurentis: U krye!
  • PublishedDecember 23, 2023

Tashmë është zyrtare, Victor Osimhen ka rinovuar me Napolin deri në vitin 2026.

Njoftimi është bërë nga pronari i klubit italian Aurelio De Laurentis, me postimin e zakonshëm në Twitter, ku ka postuar dy foto nga momenti i firmës së nigerianit, me një fjalë të vetme: U krye!”.

Ashtu siç parashikohej gjerësisht në kontratën e Osimhen, do të vendoset një klauzolë për shitjen e tij, e cila do të jetë rreth 120/130 milionë euro. Mungon vetëm firma, e cila do të mbërrijë në orët në vijim dhe më pas do të bëhet njoftimi zyrtar, i cili do të mbyllë një telenovelë të gjatë, e nisur shumë kohë më parë, por më në fund ka arritur në tymin e bardhë.

 

AlbaniaWeb.net