Thu, Nov 27, 2025

Pas Bleros, një tjetër eliminim i fortë në ‘Big Brother Vip Kosova’

Pas Bleros, një tjetër eliminim i fortë në ‘Big Brother Vip Kosova’
  • PublishedDecember 23, 2023

I eliminuari i kësaj jave në ‘Big Brother Vip Kosova’, ishte Azem Gagica.  Një ndjesi si kjo ai e përjetoi edhe dy javë më parë, por që një biletë kthimi i dha edhe një mundësi të dytë për të vazhduar.

Këtë herë duket se gara e tij në formatin e famshëm përfundoi vërtet, pasi nuk kishte më shanse të dyta dhe u largua nga një televotim ku të nominuar ishin edhe: Linda Halimi, Ardi dhe Mirdoni, Blerando dhe Santiana Maloku.

Azemi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova”, u shqua si një djalë i edukuar dhe jo shumë i përfshirë në debate, gjë që mund ta ketë penalizuar në lojë.