Fri, Nov 28, 2025

“Radoiçiç po organizon sulme”, Kurti ngriti alarmin, KFOR-i: Ushtarët amerikanë po patrullojnë në Veri

“Radoiçiç po organizon sulme”, Kurti ngriti alarmin, KFOR-i: Ushtarët amerikanë po patrullojnë në Veri
  • PublishedDecember 23, 2023

Pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se Rajdojçiç po përgatit sulme të reja kundër Kosovës, ka ardhur edhe një reagim nga misioni i KFOR-it në Kosovë i cili ka  publikuar fotografi të ushtarëve amerikanë duke patrulluar në afërsi të Leposaviçit.

Në reagim theksohet se “KFOR është e fokusuar plotësisht për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.”

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje (RC-E) kryen një patrullë sigurie në afërsi të Leposaviqit. KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes,” shkruan KFOR.

AlbaniaWeb.net