Fri, Nov 28, 2025

Tottenham triumfon në derbi, Luton Town bën surprizën ndaj Newcastle

Tottenham triumfon në derbi, Luton Town bën surprizën ndaj Newcastle
  • PublishedDecember 23, 2023

Tottenham po rikthehet tek fitoret, dhe këtë e konfirmoj në derbi përballë Evertonit.

Derbi i Londrës u zhbllokua nga një ish si Richarlison, i cili gjeti rrjetën në minutën e 9’ duke shënuar dhe golin e 5-të sezonal.

Vetëm 9 minuta më vonë do të vinte dhe avantazhi i dyfishtë për Tottenham me të zakonshmin Heung-Min Son, duke shënuar rezultatin përfundimtar 2-0.

Tre pikë të cilat vendosin Tottenhamin në vendin e 4-të në renditjen e Premier League, të paktën për momentin.

Everton nga ana tjetër pavarësisht ecurisë së mirë që po kalonte me 4 fitore radhazi, ndodhet ende në vendin e 16-të, ndikim në këtë renditje kanë dhe pikët e hequra.

Surpriza e ditës ishte fitorja e debutuesve të Luton Town përballë Newcastle me rezultatin 1-0.

Një fitore e cila jep shpresë për mbijetesë, pasi Luton renditet ende në vendin e 18 me 12 pikë.

Newcastle vazhdon formën e dobët me 5 humbje në 6 ndeshjet e fundit.

AlbaniaWeb.net